Dikush po ia dëshiron vdekjen Isa Mustafës, kërkohet kujdes për sigurinë e tij

Aktuale

Dikush po ia dëshiron vdekjen Isa Mustafës, kërkohet kujdes për sigurinë e tij

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:11
Isa Mustafa

Gazetari Berat Buzhala, ka kërkuar që dikush të merret me sigurinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës. Kjo pasi në postimin e fundit të Mustafës në Facebook, ai ka pasur mbi 7300 komente, pothuajse të gjitha “duke ia dëshiruar vdekjen”, përcjell Bota sot.

Buzhala ka thënë se dikush duhet të merret me sigurinë e Mustafës dhe të familjes së tij.

“Te postimi i Isa Mustafës janë bo 7200 komente. Krejt duke ia dëshiru vdekjen. Dikush ish dashur me u marrë me sigurinë e tij dhe te familjes. Përveç nëse dojmë me realizu drejtësi në rrugë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Image
Postimi i Buzhalës

Mustafa është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit, mbrëmë me 82 vota./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat