Nasim Haradinaj - Glauk Konjufcës: A po e sheh more burrë se bjen në gropë kur ....

Aktuale

Nasim Haradinaj - Glauk Konjufcës: A po e sheh more burrë se bjen në gropë kur ....

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:00
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, nënëkryetar i OVL të UÇK-së, ka kritikuar ministrin e Jashtëm në detyrë Glauk Konjufcën.

Haradinaj ka rikujtuar se Konjufca e kishte kritikuar ashpër atë pas deklaratës kundër ish-ambasadorit amerikan Greg Delawie.

Por, sipas tij, Konjufca ra në gropën, të cilën “u mundua” t’ia bënte atij.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Kur mundohesh m'ia bo dikujt gropën, bjenë vetë në të !

Glauk Konjufca, a po e sheh more burrë, se pikërisht atyre të cilëve ti iu prine i nxirr nga neojugosllavët për m'e m'a ndalu dhe denu fjalën e lirë, ta bonën gropën e madhe prapa shpinës sa të dinosaurit.

Po qysh dite mor burr me e bë aq mirë bashkë dhe kundër meje, krejt llumin e AAK-së, LDK-së, PDK-së, Srpska Listes, 6 plusit dhe dreqit e të birit, e nuk dite m'i bo bashkë kundër Vuçiqit.

Përveç Shukri Klinakut dhe Zafirit që nuk t'u bashkangjitën krejtë të tjerët arrite m'i bind për me m'u vërsulë si hienat e me m'akuzu për vrasjet"politike" e anti amerikanizëm veç pse e pata kritiku një dukuri përqarëse dhe nji ambasador amator.

E tash pikërisht këta njerëz me ndihmën e të cilëve ma hape gropën të futën në gropën që e hape për mua...!

Mirëpo, unë jam i mëshirshëm ndaj të dobëtit, prandaj do të mundohem me t'nxjerrë me dorën time prej gropës që ma hape mua.

Dhe kur të ngritësh në këmbë, t'u kisha lut si vëllait m'u mësu m'e pasë qëndrim vertikal gjatë hecjës përpara, sepse gjithkujt i ndodh m'u rrëzu në gropën që ia ka hap tjetërit, por veç budallës i ndodh me përsërit të njëjtin gabim dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat