Vazhdon përplasja / Abazi: Hoti është postier i Mustafës dhe mashë e Thaçit - këto janë dëshmitë

Aktuale

Vazhdon përplasja / Abazi: Hoti është postier i Mustafës dhe mashë e Thaçit - këto janë dëshmitë

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:50
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së Avdullah Hotit, i cili ka thënë se në vitin 2018 nuk e kishte pranuar atë në LDK.

Abazi ka thënë se ishte Hoti, ai që në vitin 2018, i kishte kërkuar atij që ta udhëhiqte grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëje ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaçërisht me SHBA-të.

Ai ka treguar se si babai i tij Hasan Abazi, ishte dy herë parlamentar i LDK-së e po të ishte sot aktiv, ai do të ishte me Vjosa Osmanin, përcjell Bota sot.

Sipas Abazit, Hoti është postier i Mustafës dhe mashë e Thaçit.

“Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Përveç takimeve ku janë zhdukur transkriptet dhe regjistrimet.

Postimi i Abazit:

1. Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë. Sigurisht ka më shumë

2. Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!

3. Pa dashur që të personalizojë: Babai im Hasan Abazi ka qenë i burgosur politik për organizmin e demonstratave të vitit 1968 dhe kjo ka ndodhur para formimit të LDK. Ai ka qenë dy herë parlamentar i Kuvendit të Kosovës nga LDK. Po të ishte sot aktiv në LDK jam i sigurtë do të ishte me Vjosa Osmanin. Ai do të ishte Pro Kosovës dhe integritetit të vendit. LDK e atëhershme është larg, shumë larg. Kur Abazi është arrestuar dhe është mbajtur në burgun e Serbisë paslufte për 29 ditë, LDK e Mustafës as edhe një telefonatë nuk ka bërë.Të tillë nuk duhen dhe ne nuk i thërrasim miq. https://en.m.wikipedia.org/wiki/Hasan_Abazi

4. Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat