Vitia falënderon SHBA dhe BE-në për mbështetjen e tyre ndaj luftës me virusin Covid-19

Aktuale

Vitia falënderon SHBA dhe BE-në për mbështetjen e tyre ndaj luftës me virusin Covid-19

Më: 30 mars 2020 Në ora: 20:58
Arben Vitia

Minsitri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, për mbështetjet e tyre për të luftuar virusin Covid-19.

Vitia përmes një postimi në Facebook, ka urur shërim të shpejtë për vendet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u solidarizuar me ta që në këto ditë të vështira po ndihmojnë vendin tonë

|Sot i morëm dy lajme të mira për qytetarët, punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë ata që janë në këtë front të përbashkët: Mbështetjen nga BE me 5 milionë euro dhe njoftimin e dhënë nga Ambasadori i SHBA për ndihmën me 1.1 milonë dollarë. Shërim të shpejtë për të sëmurët në vendet tuaja, solidaritet me popujt tuaj që në këto ditë të vështira po ndihmojnë vendin tonë. Falemnderit znj. Apostolova. Falemnderit z. Kosnett”, ka shkruar Vitia.

Në Kosovë deri tani janë shënuar gjithsej 106 raste me virusin Covid-19 dhe një vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat