Ramush Haradinaj tregon pse i ka prish raportet me Albin Kurtin

Aktuale

Ramush Haradinaj tregon pse i ka prish raportet me Albin Kurtin

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:13
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja e partisë së tij ndaj mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me braktisjen e Qeverisë Kurti që ia bëri taksës.

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij.

Ai ka thënë po që se Kurti do ta mbronte taksën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ishte me të në ditën e mocionit.

“Po ta kish mbrojtë zoti Kurti taksën, do ta isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kreu i AAK-së shtoi se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.

“Më 20 mars e ka heqë taksën taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obligu veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzu me shumë gëzim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat