Driton Selmanaj: Qeveria që shkel Kushtetutën duhet të largohet

Aktuale

Driton Selmanaj: Qeveria që shkel Kushtetutën duhet të largohet

Nga: N. H Më: 31 mars 2020 Në ora: 18:23
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Qeverisë në detyrë për kufizimin e lëvizjes.

Deputeti i LDK-së konsideron se një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe Presidenti Hashim Thaçi duhet ta kenë të qartë që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Ja shkrimi i tij:

Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!

E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë.

Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!

Duhet ta kenë të qartë edhe Albin Kurti edhe Hashim Thaqi që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat