Deputeti i VV-së për reciprocitetin: Dinjiteti i shtetit po kthehet me njerëz të dinjitetshëm - Bota Sot
Deputeti i VV-së për reciprocitetin: Dinjiteti i shtetit po kthehet me njerëz të dinjitetshëm

Aktuale

Deputeti i VV-së për reciprocitetin: Dinjiteti i shtetit po kthehet me njerëz të dinjitetshëm

Më: 1 prill 2020 Në ora: 08:33
Fitim Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, e ka quajtur rikthim të dinjitetit vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një shkrim në faqen zyrtare të tij, Haziri ka thënë se po bëhet një veprim i cili ka qenë synim i Vetëvendosjes që nga themelimi i saj.

Shton se reciprociteti ishte premtim elektoral dhe program qeverisës, që disa e braktisën.

Shkrimi i plotë i deputetit Fitim Haziri:

Dinjiteti është pasqyrim i vet – respektit. Nëse ne nuk brengosemi për ta respektuar veten, ne nuk mund të presim respekt nga dikush tjetër.

Eh pra, erdhi dita për reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, pas 21 viteve çlirim.Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, është dashur të vendoseshin qysh para shumë viteve – si masa për ndalimin e fushatave të egra karshi popullit dhe shtetësisë së Kosovës.VETËVENDOSJE, e kishte në synime të saja, vendosjen e masave reciproke ndaj Serbisë, që nga themelimi si Lëvizje.E kishim njërin nga premtimet kryesore në fushatën e fundit. Është njëra ndër pikat kulmore në programin qeverisës, të cilin disa e braktisën.Dhe ja, sot e kemi edhe vendimin, për të cilin u zotuam para popullit, i cili na besoi më shumë se asnjëherë më parë, e do na besojë shumë më shumë në të ardhmen.Dinjiteti i shtetit rikthehet me njerëz të dinjitetshëm dhe veprime të dinjitetshme.E dinjiteti buron nga populli, i cili mbështet njerëz të dinjitetshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat