Kurti i dërgon letër Thaçit, ia bën të qartë: Sot me ju do flas vetëm për këtë temë

Aktuale

Kurti i dërgon letër Thaçit, ia bën të qartë: Sot me ju do flas vetëm për këtë temë

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:01
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Sot, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidenti Hashim Thaçi për temat që do të diskutohen gjatë takimit të sotëm me të.

Kurti e ka njoftuar paraprakisht Thaçin, se çështja e vetme për të cilën do të bisedojë sot me të, është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit, përcjell Bota sot.

Kryeministri në detyrë ka kërkuar nga presidenti ta respektojë Kushtetutën, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një president që e respekton atë deri në çdo pikë e presje.

Image
Letra e Kurtit dërguar Thaçit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat