Alarmon Gani Geci: PDK-LVV po duan shkatërrimin e LDK-së përmes këtyre personave, a kanë një marrëveshje të fshehtë?

Aktuale

Alarmon Gani Geci: PDK-LVV po duan shkatërrimin e LDK-së përmes këtyre personave, a kanë një marrëveshje të fshehtë?

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:22
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka alarmuar anëtarët dhe simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se po bëhet një marrëveshje e fshehtë për ta shkatërruar LDK-në.

Geci, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se partitë e majta po synojnë të shkatërrojnë LDK-në, duke aluduar këtu të PDK-ja dhe Hashim Thaçi si dhe të Lëvizja Vetëvendosje me në krye liderin e tyre, Albin Kurtin.

Madje Geci ka kërkuar nga anëtarët e LDK-së që ta mbrojnë partinë e tyre, partinë e Ibrahim Rugovës nga partitë e majta.

Gëci në shkrimin e tij thotë se projekti për shkatërrimin e LDK-së ka filluar nga vitet e 90-ta.

“E qiten në letër një projekt Hidajet Hyseni dhe Regjep Qosja gjatë rrugës prej Shtutgardi për në Zyrich në vitin 1995 projektin e shkruan në letër por pa sukses. Vazhdimi i projektit pas lufte me vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe prapë pa sukses, përzënia e militantëve djathtist nga LDK në kuvendin e VI të LDK-së në vitin 2006 Kuvend në të cilin aso kohe së bashku ishin Qosja, Thaçi, Hidajeti, Vetoni e Batoni sponsor medial që sponsorizuan dhe e gjiruan live në KTV e Koha Ditore kuvendin e VI por prapë pa sukses por si shpërblim u futen në LDK anëtarët e UJD-it e të Orës Teuta Sahatçiu e disa te tjerë tani goditja e fundit për shkatërrimin e LDK-së është bashkëpunimi i fshehtë në mes LVV $ PDK për vazhdim e projektit të vitit 1995 Rexhep Qosja, Hidajet Hyseni dhe projekti i tanishëm është gëlltitja e LDK nga VV duke e sha e fye LDK-në në mënyrë tinëzare si mbështetëse e Hashim Thaçit”, shkruan Geci, përcjell gazeta “Bota sot”.

Geci thotë se LDK-ja nuk është e Isa Mustafës dhe e asnjë individi, por është e atyre që shkrin mendjen dhe dhanë gjakë e djersë për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës.

Ai tutje thekson se shkatërrimi i LDK-së po synohet të ndodh përmes Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës.

Postimi i plotë:

Marrëveshjet e fshehta të partive te majta politike për ta shkatërruar LDK-në.

TAKIMI THAÇI-KURTI
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së,
ta mbrojmë LDK-në e Presidentit Rugova nga Partitë e majta.

Sigurisht që takimi do të jetë kokë me kokë i ngjashëm me takimin e parë që zgjati dy orë dhe qëllimi kryesor i takimit ashtu si i pari edhe i dyti do të jetë shkatërrimi i LDK-së së Presidentit Rugova.

Letra publike e VV është për të mashtruar opinionin ndërsa takimi kokë me kokë për ta quar përpara projektin e shkatërrimit te LDK-së.
Ky projekt fillimin e ka nga majtistet qysh në vitin 1993 me moton marrja e kalas nga brenda por pa sukses

E qiten në letër një projekt Hidajet Hyseni dhe Regjep Qosja gjatë rrugës prej Shtutgardi për në Zyrich në vitin 1995 projektin e shkruan në letër por pa sukses.

Vazhdimi i projektit pas lufte me vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe prapë pa sukses, përzënia e militantëve djathtist nga LDK në kuvendin e VI të LDK-së në vitin 2006 Kuvend në të cilin aso kohe së bashku ishin Qosja, Thaçi, Hidajeti, Vetoni e Batoni sponsor medial që sponsorizuan dhe e gjiruan live në KTV e Koha Ditore kuvendin e VI por prapë pa sukses por si shpërblim u futen në LDK anëtarët e UJD-it e të Orës Teuta Sahatçiu e disa te tjerë tani goditja e fundit për shkatërrimin e LDK-së është bashkëpunimi i fshehtë në mes LVV $ PDK për vazhdim e projektit të vitit 1995 Rexhep Qosja, Hidajet Hyseni dhe projekti i tanishëm është gëlltitja e LDK nga VV duke e sha e fye LDK-në në mënyrë tinëzare si mbështetëse e Hashim Thaçit.

Të dashur aktivistë të LDK-së që nga nëndegët, degët Kuvendi edhe Këshilli i përgjithshëm mos bini pre e projekteve afatgjate të majtistëve Titistë e Enveristë qe jan bashkua fshehurazi ne Kosovë dhe Shqipërisë në damë te LDK-së ti ruajmë tri germat e arta te LDK-së presidentit Rugova sepse LDK është partia e cila shkatërroj Serbinë dhe regjimin e Sllobodan Millosheviqit në Republikën e Kosovës.
LDK nuk është e Isa Mustafës as e asnjë individi, LDK është e jona e atyre që shkrin mendjen dhanë gjak, mund e djersë për liri demokraci dhe pavarësi të Republikës së Kosovë .

Tani disa fatkeqësisht kanë rënë pre e propagandave majtiste por e ftojë Vjosa Osmani të i jep mendjes dhe mos të bie pre e partive të majta, ta mbrojë dhe mos të shkatërrojnë LDK-në, sepse shkatërrimi po synohet përmes saj dhe Isa Mustafës.
Rugovistë te dashur qëndroni besnik LDK-së, sepse LDK do të jetoj më gjatë se ne.
Koalicionet në letër janë krejt diçka krejt tjetër projektet e fshehta dhe afatgjate janë krejt diçka tjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat