Ministrja Hajdari flet për emërimet e zyrtarëve të VV-së në bordet e Postës, Infrakosit dhe KRU Prishtina

Aktuale

Ministrja Hajdari flet për emërimet e zyrtarëve të VV-së në bordet e Postës, Infrakosit dhe KRU Prishtina

Nga: G.B Më: 3 prill 2020 Në ora: 11:03
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka reaguar lidhur me shkarkimin e bordeve në Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës - Infrakos dhe KRU "Prishtina"..

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se emërimi i bordeve të reja është i përkohshëm dhe emergjent i pranverës, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës - Infrakos dhe KRU "Prishtina". Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t'i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat