Detyrat kryesore të Lajçak janë arritja e zgjidhjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës edhe Serbisë dhe përmirësimi i raporteve fqinjësore në Ballkan

Aktuale

Detyrat kryesore të Lajçak janë arritja e zgjidhjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës edhe Serbisë dhe përmirësimi i raporteve fqinjësore në Ballkan

Nga: Fatmir Beka Më: 3 prill 2020 Në ora: 13:16
Miroslav Lajçak

Këshilli i BE-së ka emëruar Miroslav Lajçak për të dërguar special të BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjet tjera regjionale në Ballkan, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

”Detyrat e të dërguarit ë ri special të BE-së janë arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përmirësimi i raporteve fqinjësore dhe pajtimi mes partnerëve në Ballkan” thuhet në kumtesën e Këshillit të BE-së.

Në Bruksel është thënë se detyra primare e Lajçak mbetet puna në vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

I dërguari special Lajçak do të “punoj në tejkalimin  e trashëgimisë së të kaluarës” dhe “veprimin e përkushtuar edhe efikas të BE-së në Ballkan”. Ai ka nisur qysh sot mandatin fillestar që zgjat 12 muaj.

” Përfaqësuesit special të BE-së promovojnë politikën dhe interesin e BE-së në vende edhe regjione të caktuara dhe çështjet me interes të veçantë apo interes të BE-së. Ata luajnë rol aktiv në përpjekjet për konsolidimin e reformave, stabilitetit dhe sundimit të ligjit” thonë ne Bruksel..

Shefi i diplomacisë së BE-së Zhosep Borel ka vlerësuar ministrin sllovak si njohës të rrethanave në Ballkan, andaj e ka propozuar qysh ne shkurt i të dërguar të Be-së dhe të vetin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat