Arben Ahmeti: Dy arsye pse populli e do Albin Kurtin

Aktuale

Arben Ahmeti: Dy arsye pse populli e do Albin Kurtin

Më: 3 prill 2020 Në ora: 13:31
Arben Ahmeti

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për majtistë, apo që është kundër politikave amerikane por për dy gjëra i ka me vete qytetarët.

Ahmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për shumë gjëra por në dy pika ai është shumë i fuqishëm para syve të elektoratit.

“Këto dy pika janë shumë të thjeshta: Mungesa e korrupsionit dhe intelegjenca në raport me politiken e brendshme. Pra Albin Kurti ka përballë vetes njerëz të korruptuar dhe të padijshëm. Duke pasur përballë rival të korruptuar apo të padijshëm Albin Kurti shkëlqen”, tha ai.

Ahmeti thotë se edhe nëse qytetarëve u thuhet se Amerika do të na sjellë 5 miliardë euro me kusht që të mos votohet Albin Kurti ata nuk do të ndryshojnë mendim.

“Ata do të thonë: Këta i vjedhin. Më mirë të lëmë Albinin e të mos na i sjellë Amerika fondet”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat