Ish-përkthyesi i KFOR-it zbulon skenarin se si mund të formohet Qeveria dhe pyet: Ku guxon Isa Mustafa me ia prish Ramush Haradinajt?

Aktuale

Ish-përkthyesi i KFOR-it zbulon skenarin se si mund të formohet Qeveria dhe pyet: Ku guxon Isa Mustafa me ia prish Ramush Haradinajt?

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:24
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Ish-përkthyesi në KFOR dhe pjesëtari i shoqërisë civile, Sam Potera, përmes një postimi në Facebook, thekson se, nëse presidenti Hashim Thaçi e shkel Kushtetutën dhe ia jep mandatarin partive humbëse, atëherë parasheh disa skenare që nuk janë aspak të këndshme për shtetin e Kosovës.

Potera shkruan se, nëse LDK-ja mund të qeverisë me AAK-në dhe Nismën, atëherë sipas tij, veç Behgjet Pacolli ua lypë 3-4 ministri për dy deputet që i ka.

Sipas tij, tani shtohet Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, e përveç kësaj ai pyet se si guxon të varet Qeveria nga Lista serbe?

Ai shton se Isa Mustafa nuk guxon me ia prish Ramush Haradinajt, andaj thekson se këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Ai pohon se pronarëve të LDK-së më shumë u intereson me pas zero pushtet se sa me fillua çkapja e shtetit.

Postimi i plotë:

Hajde po e zame Presidenti po e shkele kushtetuten edhe po ja jep mandatarin partive humbese.

Ku i leverdise LDK-se me qeverise me AAK edhe Nisma?

E ka pase 50% t’pushtetit. Tash as 20% nuk munet me pase.

Vec Behgjet Pacolli jau lype 3-4 ministri per dy deputete. Ku eshte Ramushi i pangire masnej, ku Fatmir Hajni? Qysh guxon me u vare qeveria pej votave te Lista Srpska-s? Ku guxon Isa me ja prishe Ramushit?

S’ka kurrgje per me u cudite. Pronareve te LDK-se ma shume u intereson LDK me zero pushtet se me fillue ckapja e shtetit. Pasunine e krijueme paligjshem ata munen me e mbrojte vec ne nje te shtet te kapun.

p.s. Keto vec po i analizojme NESE shkelet kushtetuta qe nuk guxon me u shkele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat