Sveçla shkon te shqiptarët në Veri, kërkon të zbatohen masat e Qeverisë

Aktuale

Sveçla shkon te shqiptarët në Veri, kërkon të zbatohen masat e Qeverisë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:56
Xhelal Sveçla

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot ka vizituar Komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka bërë me dije se bashkë me Bahtirin kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, përkatësisht Lagjen e Boshnjakëve.

Ai u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që t’iu përmbahen masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Në fund të vzitës u kërkova të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të qëndruar të qetë në shtëpitë e tyre, sepse institucionet janë duke punuar maksimalisht që qytetarët të kenë ndihmën e nevojshme dhe të mos iu mungojë asgjë”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat