Albin Kurti tregon çka do të ndodhë me masat kundër Koronavirusit

Aktuale

Albin Kurti tregon çka do të ndodhë me masat kundër Koronavirusit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 10:32
Albin Kurti

Po bëhet gati një muaj që kur në vendin tonë nisi përhapja e pandemisë globale koronavirus.

Krahas saj kishin nisur edhe masat e rekomandimet nga institucionet e vendit, duke mbyllur bizoneset jo ushqimore, furrat e lokalet hoteliere.

Nga ana tjetër tash gati një muaj edhe transporti i udhtarëve është i bllokuar e çka tjetër.

Po ashtu ishte vendosur edhe ndalimi i lëvizjes së qytetarëve tashmë nga ora 17.00 deri në orë 05.00.

E disa lokalitete janë të izoluara për shkak të infektimeve të banorëve të këtyre lokaliteteve.

Derisa gjithnjë kërkohet nga qytetarët të mos dalin e të rrijnë në shtëpi në mënyrë të mos përhapjes së pandemisë. 

E deri kur do të vazhdoi kjo gjendje nuk ka askush ndonjë përgjigje konkrete, apo edhe atë se a do të ketë masa lehësuese apo shtrënguese në vendin tonë nga ana e institucioneve.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha për syrin se do të bisedojnë në qeveri me atë sesi do të vazhdojnë me masat në vijim, në mënyrë që të kemi kufizimin e lëvizjes, sepse lëvizja e njerëzve është lëvizje e koronavirusit. 

"Në anën tjetër duhet të krijojmë lehtësi për bizneset, sepse krahas shëndetit të njerzve duhet të kemi kujdes edhe për shëndetin e ekonomisë", tha shefi i ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat