Tre mesazhet kërcënuese të Vjosa Osmanit për Mustafën, Veliun e Hazirin

Aktuale

Tre mesazhet kërcënuese të Vjosa Osmanit për Mustafën, Veliun e Hazirin

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:40
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherit nënkryetare e LDK-së, mbrëmë i ka çuar disa mesazhe kërcënuese partisë së saj, konkretisht kryetarit Isa Mustafa dhe dy nënkryetarëve Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Osmani kritikat më të mëdha i kishte për Veliun, duke konfirmuar kështu acarimet prej kohësh që i ka me të, ku e fajësoi për prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por cilat janë tre mesazhet kërcënuese të Vjosës për bashkëpartiakët e saj?

Vjosa Osmani, publikisht ju shpalli luftë atyre që duan të largojnë nga partia.

Ajo deklaroi mbrëmë se le ta provojë dikush nga partia ta largon dhe do do të shohin se kush do të dalë i pari nga dera.

“Ata që ma tregojnë derën e më thonë se e kam tradhëtuar LDK, le ta prvojnë dhe do ta shohim, kush do të dalë i pari nga ajo derë”, tha Osmani në emisionin “Desku”.

Osmani ndërsa kritikoi Veliun si njeri kryesor në vendimmarrje në LDK edhe pse nuk ishte matur në elektorat në zgjedhjet e 6 tetorit, tha se më askush nuk do të fshihet pas saj, dhe ua bëri me dije se ka njerëz jo pak brenda LDK-së që mendojnë si ajo.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje. Ajo çka na pret neve është një bashkëpunim me njerëzit brenda LDK-së që mendojnë si unë, që kanë konceptin time, dhe që urgjentisht këtë koncept ta bëjmë mbizotërues edhe në struktura të LDK-së, sepse tek qytetarët tashmë është”, theksoi Osmani në këtë intervistë.

Osmani i çoi edhe një kërcënim tjetër kolegëve të partisë, të cilët tha se po shpifin e po e ofendojnë, për çka tha se nuk do ta durojë më asnjërin.

“Ka zyrtarë të lartë të LDK-së që thonë se Vjosa ka bërë thirrje që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marre… Në mënyrë që të ofendojnë. Mos të flasim për ofendime që bëhen pastaj në baza gjinore. Unë sot nuk mund të hesht sepse i kam dy vajza të vogla. Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime”, ka paralajmëruar Osmani.

Mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i Veliut pas akuzave që ja bëri Osmani, por edhe i vet kryetarit Isa Mustafa e nënkryetarit Lutfi Haziri pasi bashkëpartiakja e tyre iu shpalli zyrtarisht luftë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat