Haki Abazi ka një kërkesë për Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin

Aktuale

Haki Abazi ka një kërkesë për Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin

Nga: A.M. Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:29
Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh edhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kërkuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa t`i përmbahen ligjit dhe Kushtetutës.

Po ashtu, ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se është kohë pandemie dhe na iu duhen sa më pak probleme të tilla.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin por nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë. T’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës, sepse është kohë pandemie dhe na duhen sa më pak probleme të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat