Limaj: Malisheva nuk do ta harrojë kurrë neglizhencën e Kurtit

Aktuale

Limaj: Malisheva nuk do ta harrojë kurrë neglizhencën e Kurtit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 21:05
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Malisheva nuk do ta harrojë kurrë atë që ai e ka cilësuar neglizhencë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në kohën e përhapjes së koronavirusit atje.

“Nuk do ta harrojnë kurrë sjelljen dhe neglizhencën që ua ka bërë Kurti malishevasve. Nëse nuk i jepni prioritet, sipas prekjes, tregon se është neglizhenca. Përgjegjësia kryesore i takon kryeministrit, për krizën që e shkaktoi dhe partnerit të tij qeveritar”, ka thënë Limaj në Rtv Dukagjini.

“Nuk janë marrë me kohë masat për ndalimin e njerëzve të hyjnë në Kosovë. Prandaj në Malishevë virusi u zgjerua aq shumë”, ka vlerësuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat