Qeveria “Kurti” vendos flamurin e SHBA-së në objektin e Kosovës

Aktuale

Qeveria “Kurti” vendos flamurin e SHBA-së në objektin e Kosovës

Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:05
Qeveria “Kurti” vendos flamurin e SHBA-së në objektin e Kosovës

Miqsia Kosovë-Amerikë vazhdon të jetë e fuqishme.

 Pavarësisht shume sfidave, raportet e Kosovës me shtetin më demokratik e me të fuqishem në botë janë stabile.

Në ditën kur Amerika është përballur me ditën më të vështirë qe nga paraqitja e koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka vendosur flamurin amerikan në ndërtesën e ekzekutivit.

Po ashtu, kjo është një shenjë që raportet Kosovë-SHBA janë në gjendje normaliteti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës  ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të dënojë aktivistët e saj të cilët po bëjnë fushatë linçuese kundër personaliteteve të SHBA-së.

LDK përmes një komunikate për media, thotë se e dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike, e orkestruar, qoftë drejtpërdrejt përmes aktivistëve politikë apo forma tjera indirekte, ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të SHBA-ve.

Mirëpo ky gjest tregon një të vërtet tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat