PDK po planifikon të bëjë padi individuale ndaj ministrave Vitia, Sveçla e Bislimi

Aktuale

PDK po planifikon të bëjë padi individuale ndaj ministrave Vitia, Sveçla e Bislimi

Më: 14 prill 2020 Në ora: 10:41
PDK

Vendimet e ministrave të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve, dhe vendimi i ministrit të Financave, Besnik Bislimi për pakon financiare, po kontestohen si të kundërligjshme nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe kjo po bën plan që t’i bëjë padi individualisht secilit prej tyre.

Burime të mediave kanë bërë të ditur se PDK po bën plan të bëj padi ndaj ministrave, Vitia, Bislimi e Sveçla, dhe të dërgojë në Gjykatë vendimet e tyre.

Vendimet e Vitisë dhe Sveçlës, kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve, dhe sipas PDK’së, kjo është shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e tyre, duke marrë kompetenca nga institucione më të larta të shtetit, siç janë Presidenti dhe Parlamenti.

Gjithashtu, edhe vendimi i ministrit të Financave, Besnik Bislimi, për pakon financiare po kontestohet nga PDK, me pretendimin se ai vendim do të duhej të nxirrej nga Kuvendi, dhe jo nga një ministër, pasi në këtë formë tejkalon kompetencat e tij, dhe grabitë ato të institucionit më të lartë në vend, Kuvendit.

PDK pretendon se në këto raste, me vendimet e tyre, këta ministra kanë marrë vendime kanë përgjegjësi personale, pasi nuk kemi të bëjmë me qendim kolegjial, për faktin se nuk kishim vendim qeverie.

Partia më e madhe opozitare, PDK, gjithashtu ka thirrur edhe një seancë ku do të propozohet një pako financiare për tejkalimin e situatës me pandeminë, dhe e cila është pothuajse edhe njëherë më e madhe se ajo e nxjerrë nga Ministria e Financave. Pako e PDK’së kap vlerën buxhetore rreth 300 milionë euro, ndërsa ajo që ka nxjerrë ministri i Financave, ka vlerë 170 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat