Ngritet aktakuzë ndaj personit që kërcënoi me jetë presidentin Thaçi

Aktuale

Ngritet aktakuzë ndaj personit që kërcënoi me jetë presidentin Thaçi

Më: 17 prill 2020 Në ora: 14:33
Hashim Thaçi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit që kishte kërcënuar presidentin Thaçi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P. veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të ri Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet K.P. më 26.03.2020, nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si person zyrtar, se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, personi i tillë, ashtu që, në profilin e personit, Kujtim Boletini, të cilin vet e kishte hapur, ka postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje, si vijon: “Sotë i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum sta la me ba”, duke i shoqëruar këto fjalë me dy fotot të dy armëve të gjata, me ç`rast tek i dëmtuari ka shkaktuar fikë dhe ankth se do t`i shkaktohet ndonjë e keqe atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P.

Me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të ri Penal të Republikës se Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat