Thaçi uron Pashkët

Aktuale

Thaçi uron Pashkët

Më: 18 prill 2020 Në ora: 21:16
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ua ka uruar besimtarëve ortodoksë, Pashkët.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, përmes kësaj feste të përcillen  ndjenjat e mirësisë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin.

Thaçi thotë se Kosova ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohemi festave të të gjitha komuniteteve

“Me rastin e Pashkëve ortodokse, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj këtë festë me besimin në vlerat pozitive religjioze, ndjenjat e mirësisë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin. Jam i lumtur që shtëpia jonë, Republika e Kosovës, ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohemi festave të të gjitha komuniteteve”, ka shkruar presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat