KFOR: Në karantinë secili ushtar që ka shenja të infektimit, disa individë janë prekur, dy pjesëtarë civil kanë vdekur

Aktuale

KFOR: Në karantinë secili ushtar që ka shenja të infektimit, disa individë janë prekur, dy pjesëtarë civil kanë vdekur

Nga: F. B. Më: 19 prill 2020 Në ora: 10:38
Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë së virusit Corona , KFOR ka aplikuar masa rigoroze konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim të uljes së rrezikut të prekjes së stafit të vetë dhe këto masa po aplikohen në të gjitha bazat ku janë të vendosur ushtarët, kanë njoftuar KFOR-i për “Kosovonline”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas kësaj kumtese masat janë duke u respektuar në të gjitha objektet dhe bazat që ekzistojnë në Kosovë, që nënkupton masa rigoroze higjienike, testimin e personalit ushtarak që është shpërndarë në kuadër të misionit sikurse edhe kufizim i përkohshëm i aktiviteteve jo obliguese të KFOR-it

“Disa individë nga personali ynë janë testuar pozitiv, ndërsa dy punonjës civil kanë humbur jetën të prekur nga virusi” shkruan në kumtesën e KFOR-it.

Në KFOR kanë theksuar se në karantinë do vendoset secili pjesëtar i uniformuar që tregon shenja të infektimit, apo nëse konfirmohet se ka pasur kontakt me ndonjë person të prekur nga virusi.

“Nëse ushtarët e KFOR-it tregojnë shenja infektimi, shërohen në entet mjekësore në bazat tona” thuhet në njoftim për media.

Komandanti i KFOR-it gjenrali Mikele Risi deklaroi se forcat e tyre mbeten të gatshme dhe punët kyçe vazhdojnë sipas mandatit që parashikohet nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në kumtesë përkujtohet se Radio KFOR për çdo ditë emeton program informativ në gjuhën shqipe edhe serbe rreth asaj si zhvillohet situata me pandeminë dhe evitimin e zgjerimit të virusit në vend, shkruan Kosovonline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat