Albin Kurti për Isa Mustafën: Më shumë e përdorë shkopin për ta goditur Vjosa Osmanin sesa për të ecur me të

Aktuale

Albin Kurti për Isa Mustafën: Më shumë e përdorë shkopin për ta goditur Vjosa Osmanin sesa për të ecur me të

Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:29
Isa Mustafa

I pyetur se me kë do të bëjë koalicion Albin Kurti në të ardhmen dhe sa është i mundshëm një koalicion sërish me LDK-në, ai ka ‘rinisur’ një valë fyerjesh ndaj Mustafës.

“Nëse kryetari i LDK-së e përdorë shkopin e tij më shumë për të goditur Vjosa Osmanin sesa për të ecur me të. Ai tashmë vetëm e godet Vjosa Osmanin ndërkaq unë kam vetëm lavdata për të dhe punën e saj”, ka thënë Kurti të Cim Peka.

I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm për PDK-në, ai ka thënë se ‘do të ishte mirë që kjo parti të reformohej në opozitë për një ose dy mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat