Shpend Ahmeti nervozohet për takimin konsultativ të presidentit me përfaqësuesit politik

Aktuale

Shpend Ahmeti nervozohet për takimin konsultativ të presidentit me përfaqësuesit politik

Më: 22 prill 2020 Në ora: 17:46
Takimi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar presidentit dhe përfaqësuesve politik në Kosovë që janë mbledhur në një takim krejt pranë njëri-tjetrit, duke mos respektuar masat e caktuara për luftimin dhe parandalimin e Covid-19.

Derisa në Kuvendin e Kosovës, me ftesë të presidentit Thaçi, po mbahet një takim konsultativ për hapat e mëtejmë rreth krijimit të institucioneve të reja, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, i pari i Prishtinës ka reaguar i mllefosur për mënyrën e mbajtjes së këtij takimi, ku të pranishëm në një sallë ishin mbi 15 persona.

Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:

WTF? Ku i keni maskat, dorëzat e distancen? Unbelievable! Cfare shembulli! E mandej gjendje të jashtëzakonshme. Big FAIL!

#rriNshpi

Kërkoj falje për gjuhën ???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat