Lista serbe i bashkohet koalicionit të ri qeverisës - ja kush e thotë

Aktuale

Lista serbe i bashkohet koalicionit të ri qeverisës - ja kush e thotë

Nga: A.Zh Më: 26 prill 2020 Në ora: 12:10
Lista Serbe

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se në fillim të javës koalicionit të ri qeverisës LDK-AAK-Nisma, pritet t’i bashkohet edhe Lista serbe.

Ai ka thënë se Lista Serbe, zyrtarisht dhe hapur, UÇK-në e konsideron organizatë terroriste.

“A do ta lëshojmë kangën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t'i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës?”, ka pyetur ai.

Latifi ka theksuar se nderi i UÇK-së duhet mbrojtur në secilin rast, e jo vetëm në mënyrë selektive, sipas preferencave partiake, përcjell Bota sot.

“Në fillim të javës koalicionit të ri qeverisës pritet t'i bashkohet edhe Lista Serbe. Lista Serbe, zyrtarisht dhe hapur, UÇK-në e konsideron organizatë terroriste. Kam një pyetje: A do ta lëshojmë kangën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t'i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës? Nderi i UÇK-së duhet mbrojtur në secilin rast, e jo vetëm në mënyrë selektive, sipas preferencave partiake. Apo jo?”, ka shkruar Blerim Latifi në një postim në Facebook.

Ndryshe, zyrtarë nga Nisma dje kanë bërë të ditur se marrëveshja e koalicionit, do të nënshkruhet të hënën./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat