Pas vendimit nga Kushtetuesja, reagon presidenti Hashim Thaçi - ka një thirrje për politikanët dhe subjektet politike

Aktuale

Pas vendimit nga Kushtetuesja, reagon presidenti Hashim Thaçi - ka një thirrje për politikanët dhe subjektet politike

Nga: N. H Më: 1 maj 2020 Në ora: 19:23
Hashim Thaçi

Gjykata Kushtetuese vendosi sot, masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

E pas këtij vendimi, menjëherë ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se si president i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim.

Sipas tij, Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ja shkrimi i tij:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat