‘Albini, Vjosa e Veseli’ pajtohen për zgjedhje në qershor, reagon zyrtari i LDK-së: Urime, por ne nuk jemi trampolinë...

Aktuale

‘Albini, Vjosa e Veseli’ pajtohen për zgjedhje në qershor, reagon zyrtari i LDK-së: Urime, por ne nuk jemi trampolinë...

Nga: N.Sh Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:25
LDK

Lëvizja Vetëvendosje pas mbledhjes që ka mbajtur me qendrat e kësaj partie, janë dakorduar edhe për datën e zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Sipas tyre, data e zgjedhjeve do të ishte adekuate për VV-në me 14 qershor.  Kjo datë sipas Kurtit do t’i përshtatej partisë së tij,  Vetëvendosjes që njëkohësisht do të festonte edhe 15 vjetorin e themelimit.

Pas publikimit të datës së zgjedhjeve nga LVV-ja ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Ai thotë se sipas Kurtit, ai me Kadri Veselin dhe Vjosa Osmanin e paskan të njëjtin mendim për zgjedhje që të mbahen në qershor, por ua përkujton se LDK-ja nuk është trampolinë e askujt.

“Sipas Albinit, ai, Kadri Veseli i PDK-së dhe Vjosa jonë e paskan të njëjtin mendim për zgjedhje në qershor.

Çka me i thanë kësaj pune, përpos urime e suksese në projektet e së ardhmes.

LDK nuk është trampolinë e askujt”, shkruan zyrtari i LDK-së, Naser Rugova në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat