Limaj në ditën e dëshmorëve: Përkulemi përherë përballë heroizmit e sakrificës së tyre

Aktuale

Limaj në ditën e dëshmorëve: Përkulemi përherë përballë heroizmit e sakrificës së tyre

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:34
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 5 Majin ditën e Dëshmorëve të Kombit.

Limaj ka thënë se dëshmorët janë më meritorët për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

“Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët e shumë brezave, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për një atdhe të lire”.

Më tutje, ai thotë se qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre.

Postimi në Facebook:

Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë me respekt e krenari gjithë dëshmorët të cilët janë më meritorët për lirinë tone.

Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët e shumë brezave, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për një atdhe të lirë.

Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre.
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat