KQZ: Jemi të gatshëm që të organizojmë zgjedhje kurdo që kërkohet

Aktuale

KQZ: Jemi të gatshëm që të organizojmë zgjedhje kurdo që kërkohet

Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm që të organizojë zgjedhje

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm kushtetues që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që i kërkohet. Sikurse në të kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Por se a është kjo e mundur të bëhet në kohë pandemie, ai është shprehur: “Ndërkaq, lidhur me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat