​Gashi viziton QKMF-në: Mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të pandemisë - Bota Sot
​Gashi viziton QKMF-në: Mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të pandemisë

Aktuale

​Gashi viziton QKMF-në: Mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të pandemisë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:33
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, për të shprehur mirënjohjen për punën e pandalshme, vullnetin e pamposhtur dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrës.

Kryetari Gashi gjatë kësaj vizite është shprehur se “mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve kur bota po përballet me pandeminë globale me Covid-19“.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, për të shprehur mirënjohjen për punën e tyre të pandalshme, vizitova Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, me vullnetin e pamposhtur dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrës, mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve kur bota po përballet me pandeminë globale me Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat