Karantinimi i qytetarëve serb përplas deputetët e VV-së e PDK-së - Bota Sot
Karantinimi i qytetarëve serb përplas deputetët e VV-së e PDK-së

Aktuale

Karantinimi i qytetarëve serb përplas deputetët e VV-së e PDK-së

Më: 12 maj 2020 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Debate të ashpra janë zhvilluar në mes deputetes së Vetëvendosjes Labinotë Demi-Murtezi dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se është abuzuar nga Ministria e Shëndetësisë duke lëshuar njerëz nga karantina në emër të diagnozave psikiatrike.

“Po flas me fakte. Një person nga komuniteti serb është liruar pa asnjë arsyetim. Është interesant se 20% të të liruarve nga karantina janë të komunitetit serb. Nuk ka persona nga komuniteti serb që ka qëndruar në karantinë për 14 ditë. Nuk e di nga ka dalë kjo dashni e kësaj qeverie me komunitetin serb”, ka thënë Bekim Haxhiu.

“Kjo nuk është e vërtet. Ne kemi parë listën. E marr obligim nga ky moment për të verifikuar listën në Ministrinë e Shëndetësisë. Unë do ta verifikojë nëse asnjë qytetarë serb nuk ka qëndruar në karantinë”, ka reaguar Labinotë Demi-Murtezi.

Haxhiu thotë se me vendim të ministrit Vitia nga karantina janë liruar nga karantina 244 persona.

Deputetja e LVV-së ka reaguar duke thënë se nënshkrimi i ministrit vjen vetëm pasi konfirmimin e jep IKSHPK-ja.

“Nuk është në rregull të krijohet konfuzion në popull për këtë situatë”, ka thënë më tej Demi-Murtezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat