Ashpërsohet situata, Driton Selmanaj: Nuk merrem më me Vjosa Osmanin

Aktuale

Ashpërsohet situata, Driton Selmanaj: Nuk merrem më me Vjosa Osmanin

Më: 13 maj 2020 Në ora: 13:20
Driton Selmanaj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfaqur edhe një herë një qëndrim të kundërt me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Osmani, që mban postin e nënkryetares në LDK, ka dalë kundër partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Por këto veprime të Osmanit, nuk i komenton fare kolegu i saj nga partia, Driton Selmanaj,

Selmanaj thotë se as që nuk merret më me Osmanin.

“Nuk po du të merrem më me të, nuk po du edhe më tutje me i shfaqë mospajtimet e thella”, thotë Selmanaj.

Tutje Selmanaj thotë se me Osmanin kanë botëkuptime të ndryshme.

“Kemi botëkuptime krejtësisht të ndryshme unë dhe ajo, kshtu që nuk po dua të merrem me të”

Ish-kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka kërkuar të shpallet antikushtetues dekreti i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ta mandatuar bashkëpartiakun e saj, Avdullah Hoti, për kryeministër të ri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat