Haradinaj në Rahovec: E pakuptueshme të dërgohet Njësia Speciale për largimin e 16 fermerëve nga tregu

Aktuale

Haradinaj në Rahovec: E pakuptueshme të dërgohet Njësia Speciale për largimin e 16 fermerëve nga tregu

Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:02
Ramush Haradinaj

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga Rahoveci i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë që të bëjë një zgjidhje për 16 fermerë të kësaj komune, produktet e të cilëve kanë mbetur pa shitur.

“Rahoveci ka situatë specifike sepse është i bazuar në bujqësi. Është veprimtari e parë jetësore. 5 mijë e 300 fermerë nuk janë përfshirë në pakon ekonomike. Specifikat e tyre duhet të analizohen në Prishtinë dhe t’u lejohet atyre veprimtarive ekonomike që të paktën mos t’i vjelin dhe hudhein perimet”.

“Është e pakuptueshme të dërgohen Njësia Speciale që të hiqet tregu për 16 fermerë. Besojmë që Qeveria e re e votuar në Parlamanet – besojmë se do të përballet me specifikat e Rahovecit”, është shprehur Haradinaj.

“Ka edhe  aspekte tjera që duhet të trajtohen. Më pëlqen vendimi i Smajl Latifit që të bëhet incizimi i të gjitha dëmeve ekonomike nga pandemia. Qeveria s’i ka përfshirë në pakon e parë duhet t’u gjejë zgjidhje këtyre fermerëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat