Demi tregon se cila ishte lojë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Aktuale

Demi tregon se cila ishte lojë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Nga: A.M. Më: 13 maj 2020 Në ora: 17:20
Agron Demi

Analisti Agron Demi ka reaguar lidhur me protestën që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se pandemia nuk duhet me u përdorë si arsye as për të mbet në pushtet, e as për të ardhë në pushtet.

Gjithashtu, Demi ka thënë se  “vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka me i 'ra tamam' të gjithëve, por ai nuk duhet të kundërshtohet me protesta”.

Postimi i plotë:

Rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie dhe refuzimi i Kuvendit për të aprovu një ligj për masat kundër koronavirusit ishte lojë e rrezikshme me shëndetin e qytetarëve.

Por, po aq rrezik për shëndetin publik është edhe organizimi i protestave me qindra apo mijëra pjesëmarrës, në kohën kur është në fuqi ende vendimi i qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes.

Nëse 120 deputetë u dashtë të pajisen me leje për të marr pjesë në seancë të Kuvendit, çfarë leje duhet me pas qytetarët për protesta në kohën kur rrezikohet shëndeti i të gjithëve?

Për shëndetin e demokracisë janë të domosdoshme edhe protestat; por, më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve. Pandemia nuk duhet me u përdorë si arsye as për të mbetë në pushtet, e as për të ardhë në pushtet.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka me i 'ra tamam' të gjithëve, por ai nuk duhet të kundërshtohet me protesta.

Për vetë faktin se të gjitha partitë i'u kanë drejtuar kësaj gjykate dhe po e presin opinionin e saj, nënkupton se e kanë pranuar gjykatën si arbitër neutral. Më parimore do të ishte që fare mos të kërkohej interpretimi i Gjykatës, nëse dikush mendon se Gjykata është e anshme, se sa të respektohet kjo Gjykatë në mënyrë selektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat