Albin Kurti e shkarkoi, Eset Berisha tregon se çfarë fshihet prapa kësaj

Aktuale

Albin Kurti e shkarkoi, Eset Berisha tregon se çfarë fshihet prapa kësaj

Më: 13 maj 2020 Në ora: 23:32
Eset Berisha, Grenell

Eset Berisha thotë se arsyeja e vërtetë është marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd

Me 20 janar të këtij viti nënshkroi marrëveshjen për linjën e re ajrore Prishtinë- Beograd.

Madje Eset Berisha, e quajti këtë letër të interesit si një marrëveshje historike me Serbinë.

Por, pikërisht kjo marrëveshje, për drejtori i përgjithshëm i aviacionit civil po shihet si arsye që kryeministri në detyrë, e shkarkoi atë.

Sipas tij, ndonëse ka provuar që t’i informojë për atë marrëveshje, kjo ka qenë e pamundur.

Megjithatë, qeveria e arsyetuan se Berisha është emëruar kundërligjshëm, ka bërë shkelje të detyrave profesionale dhe ka pasur konflikt interesi me vetuar e Bechtel Enkes.

Por këto arsye po i hedh poshtë vetë drejtori i shkarkuar, Eset Berisha.

Tutje ai shton se do të ushtrojë padi të konfliktit administrativ në Gjykatën Themelore të Prishtinës për këtë çështje.

Eset Berisha ishte emëruar si drejtor i përgjithshëm i Aviacionit Civil nga qeveria Haradinaj me 11 janar të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat