Lajcak flet në telefon me Isa Mustafën, tregon përmbajtjen e bisedës - Bota Sot
Lajcak flet në telefon me Isa Mustafën, tregon përmbajtjen e bisedës

Aktuale

Lajcak flet në telefon me Isa Mustafën, tregon përmbajtjen e bisedës

Më: 15 maj 2020 Në ora: 13:09
Miroslav Lajcak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e LDK’së, Isa Mustafa.

Këtë e bëri të ditur vet Lajcak pëmes një postimi në Twitter.

“Faleminderit, Isa Mustafa për një bisedë konstruktive mbi situatën e tanishme politike, përgjigjen ndaj Covid-19, dhe pritje e së ardhmes për Kosovën. U dakorduam në prioritetin për t’u kthyer në dialog që do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe do të shtyente progresin e Kosovës drejt hapave evropianë”, ka shkruar Lajcak.

Lajcak i ka telefonuar para dy ditëve edhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani me të cilën kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe për përgatitjet për rinisjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Diplomati sllovak në një intervistë para disa ditëve dhënë një mediumi austriak, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë në rend dite në dialogun mes dy shteteve.

“”Ne kemi parë një reagim shumë të fortë negativ për zëvendësimin e territoreve – në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe në vendet e BE. Kjo më çon në përfundimin se nuk është në rendin e ditës, as nuk duhet të jetë në rendin e ditës”, ka thënë Lajçak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat