Qeveria pranon ta vendosë flamurin e LGBTI në ndërtesën e saj

Aktuale

Qeveria pranon ta vendosë flamurin e LGBTI në ndërtesën e saj

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:51
Flamuri i LGBTI në ndërtesën e Qeverisë

Organizata nga komuniteti LGBTI, ditë më parë kanë kërkuar në mënyrë zyrtare që për 17 maj, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, që përfaqësojnë këtë komunitet.

Kërkesa e tyre fillimisht ishte aprovuar por pas dy dite ajo ishte refuzuar nga qeveria në detyrë.

Kjo kishte ngjallur debat dhe kritika ndaj Kurtit, i cili sërish e ka kthyer vendimin e mëparshëm.

Ai iu ka premtuar këtij komuniteti, që në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë, objekti i qeverisë do të ndriçohet me flamur të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur CSGD Kosovo, përmes një shkrimi në Facebook.

“Sot, në orët e pasdites kemi pranuar përsëri përgjigje pozitive nga zyra e Kabinetit të Kryeministrit që ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet me 17 Maj për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë – IDAHOBIT”, ka shkruar CSGD.

“Shpresojmë që ky vendim është final dhe të mos ndryshohet siç ndodhi disa ditë më parë”, thekson njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat