Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 15 vjeçares nga Drenasi!

Aktuale

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 15 vjeçares nga Drenasi!

Më: 17 maj 2020 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth rastit të vdekjes së 15-vjeçares, Anita Mehmeti nga Drenasi, në QKUK, dy ditë më parë.

Përmes një komunikate, nga Prokuroria thonë se rasti po trajtohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas publikimit në mediat elektronike të rastit për vdekjen e dyshimtë të së miturës nga Drenasi, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar hetimet paraprake hetimore lidhur me zbardhjen e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 254 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.​

Anita Mehmeti vdiq dy ditë më parë në QKUK, ku babai i saj thotë se ishte “shëtitur” nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe asaj të Pediatrisë, pa u ndihmuar nga askush.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 15-vjeçares, pasi babai i saj ka refuzuar që trupit të pajetë të Anitës t’i bëhet obduksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat