Vjosa Osmani: Kam shumë mospajtime me Hashim Thaçin, dhe shumë afërsi me Albin Kurtin, këtë e dijnë edhe zogjtë

Aktuale

Vjosa Osmani: Kam shumë mospajtime me Hashim Thaçin, dhe shumë afërsi me Albin Kurtin, këtë e dijnë edhe zogjtë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 07:34

(E plotësuar) - Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur edhe për afërsinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojë të takohet me Kurtin, në cilësinë e dy drejtuesve të instituconeve.

Ndërkaq, ka theksuar se vazhdon të mospajtohet më mënyrën se si presidenti përfaqëson Kosovën, sidomos në aspektin ndërkombetar.

“Kam shumë mospajtime me Hashim Thaçin, dhe shumë afërsi me Albin Kurtin, këtë e dijnë edhe zogjtë”, tha ajo.

***

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani në një konferencë për media ka thënë se Serbia dhe Rusia nuk janë të interesuara që të ketë stabilitet në Kosovë.

Kësisoj sipas saj vende të tilla  e veçanërisht Rusia nuk paraqet lehtësim në rast se përfshihet ne dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk e shoh si ndihmesë e as si nevojë përfshirjen e Rusisë në procesin e dialogut. As Serbia e as Rusia nuk janë të interesuara për stabilitetin në Kosovë. Shtete të tilla që kanë për qëllim destabilizimin nuk kanë çfarë i duhen dialogut”, ka thënë ajo.

***

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendi ka filluar në orën 11:00, derisa ende është duke u vazhduar të mbahet.

Janë bërë afro tri orë që po diskutohet brenda mbledhjes së Kryesisë.

Ende nuk dihet se kur do të përfundoj kjo mbledhje e gjatë e kryesisë së Kuvendit e udhëhequr nga Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje Vjosa Osmani, do të mbaj konferencë për media.

***

Ashtu edhe siç ishte raportuar, tashmë ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi i kërkesave nga shefat e Grupeve Parlamentare.

Udhëheqja e kësaj mbledhjeje, Vjosa Osmani pas përfundimit të këtij takimi, do të mbajë edhe një konferencë për media.

***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.

Mbledhja zhvillohet në sallën C-301 dhe këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

3. Të ndryshme.

Pas kësaj mbledhje, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë një konferencë për media tek hyrja e deputetëve, holli i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat