Deputetët përplasen për pandeminë e Pakon Emergjente, Zemaj e quan Pacollin zëdhënëse të Qeverisë

Aktuale

Deputetët përplasen për pandeminë e Pakon Emergjente, Zemaj e quan Pacollin zëdhënëse të Qeverisë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 16:41
Komisioni për Integrim Evropian

Komisioni për Integrim Evropian ka mbajtur mbledhjen në të cilën u diskutua për temën Kosova pas Samitit të Bashkimit Evropian të Zagrebit dhe mbështetja financiare për përballjen me Coronavirusin.

Kryetari i Komisionit, Armend Zemaj, deklaroi se BE-ja ka shprehur mbështetje dhe gatishmërinë në luftën kundër Coronavirusit.

Kurse sa i përket mbështetjes financiare, Zemaj theksoi se fondi prej 100 milionë euro nuk është i garantuar, ngase duhet të miratohet në Parlamentin Evropian.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën për të cilën nuk u diskutua në këtë samit, Zemaj tha se rruga e Kosovës po shihet e gjatë.

Ai njoftoi se komisioni do të fillojë mbikëqyrjen e institucioneve sa i përket sundimit të ligjit për tu fokusuar në hapat konkret drejt integrimit evropian.

“Bashkimi Evropian në Samitin e Zagrebit ka shprehur përkrahje për Ballkanin Perëndimor dhe gatishmërinë e tyre në luftën kundër pandemisë. Në këtë samit u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal”.

“Përfitimet nga fondet e BE-së prej 100 milionë euro nuk është i garantuar andaj duhet përmbushje nga institucionet. Rruga jonë drejt integrimit po shihet se është e gjatë”.

“Do të vazhdojmë punën e institucioneve në përmbushjen e obligimeve për tu fokusuar në hapat drejt integrimit duke i dhenë rëndësi luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Zemaj.

Në komision u morë vendim që në mbledhjen e ardhshme të dihet se ku do të adresohen mjetet financiare të ardhura nga BE-ja.

Gjatë mbajtjes së mbledhjes pati përplasje ndërmjet anëtarëve të komisionit, në lidhje me pandeminë dhe pakon emergjente të Qeverisë.

Anëtari i komisionit, Albert Kinolli, kritikoi Qverinë për mungesë të përkrahjes së komuniteteve, për të cilët tha ai se gjenden në situatë të rënduar.

“Shumë prej 100 milionësh është e mirëseardhur do të ndihmojë në zbutjen dhe tejkalimin e situatës duke marrë parasysh kushtet tona. Qytetarët janë të zhgënjyer kur nuk përmendet ndihma për komunitetet pakicë, mungesa e përkrahjes në çdo aspekt po vërehet shumë pak. Gjendja të komunitetet është katastrofale”, tha ai.

E për këtë reagoi anëtarja e Komisionit nga VV-ja, Fitore Pacolli, e cila theksoi se Pako Emergjente ka përfshirë të gjitha grupet shoqërore.

Derisa Pacolli akuzoi Kinollin, e cila tha se gjendja e komuniteteve është si shkak i menaxhimit tuaj tash e 20 vjet.

Mes tjerash Pacolli njoftoi se përveç 100 milionë euro të cilat duhet të miratohen në PE, BE-ja ka ndarë edhe 66 milionë euro për Kosovën, përfshirë rimëkëmbjen ekonomike.

“Pesë milionë euro për pajisje shëndetësore. 11 milionë euro për shpërblime, 50 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike. 100 milionë euro që duhet të miratohet në parlament evropian. Ka qenë e vështirë për ne sepse buxheti i shëndetësisë është zhvat”.

“Pako Emergjente ka pasur parasysh secila grupe shoqërore në veçanti i ka specifiku komunitetet duke ndarë 2 milionë euro. Janë për organizatat qeveritare që merren për përmirësimin e kushteve të jetës”.

“Është e papranueshme që bëhen këso deklarata të pabaza. Për këtë gjendja e tyre është në këtë situatë si shkak i menaxhimit tënd tash e 20 vite”, tha Pacolli.

E kësaj përplasje iu bashkua edhe kryetari i komisionit, Armend Zemaj, i cili e quajti Fitore Pacollin zëdhënëse të Qeverisë.

“Është mirë kur ka sukses vendi. Nuk mundesh të jepesh analizë të përgjithshme për 20 vjet. Të kalojmë në temë, sepse nuk jeni zëdhënëse e Qeverisë”, u shpreh Zemaj.

Anëtarja nga radhët e PDK-së, Evgjeni Dragusha-Thaçi, tha se rezultati për pandeminë i takon mjekëve e jo Arben Vitisë me konferenca për medie.

“Anëtarësimi i Ballkanit nuk u përmend në samit. Duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë të përparojmë e jo të krijojmë këso situata konfliktuoze”.

“Rezultati për menaxhimin e pandemisë i shkon mjekëve dhe infermierëve. E jo Arben Vitisë me konferenca për shtyp”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat