Vjosa Osmani tha se ka qëndrime të njejta me Kurtin dhe kundër Thaçit, reagon ashpër Melihate Termkolli

Aktuale

Vjosa Osmani tha se ka qëndrime të njejta me Kurtin dhe kundër Thaçit, reagon ashpër Melihate Termkolli

Nga: A.SH Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:04
Vjosa Osmani

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar Vjosa Osmanin në lidhje me deklaratat e saj.

Ajo ka thënë se, veprimet e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Nënkryetare e LDK-së, mund të paraqiten disa konkludime të cilat sjellin edhe shqetësime për zhvillimet politike në vend.

“Si zyrtare e lartë e LDK-së, të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së është e pamoralshme dhe e dëmshme jo vetëm politikisht”, shkruan Tërmkolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur luan lojën e Kurtit!

Duke iu referuar deklaratave e veprimeve të Kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Nënkryetare e LDK-së, mund të paraqiten disa konkludime të cilat sjellin edhe shqetësime për zhvillimet politike në vend, nisur nga postet publike që ajo bartë.
Nuk mund të jesh kundër Hashim Thaçit e me Kurtin përderisa ata të dy e mirëmbajnë njëri tjetrin në politikë për më se një dekadë. Ta bësh LDK-në “mashë” të Albinit është krejt e njëjta gjë si ta bësh “mashë” të Hashimit. Lavdërimi në këtë rast është turpi i dyfishtë.
Si zyrtare e lartë e LDK-së, të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së është e pamoralshme dhe e dëmshme jo vetëm politikisht. Afërsia me Albin Kurtin dhe konsistenca kundër LDK-së, e dinë edhe “zogjtë e malit” se prodhon konsistencë të dëmshme për interesat e Kosovës dhe të LDK-së. Politikisht e ideologjikisht, LDK-ja është në njërën anë ndërsa në anën tjetër është PDK-ja dhe derivatet e saj përfshirë edhe VV-në.
Të refuzosh SHBA-të në dialogun e Kosovës me Serbinë dhe rolin e tyre prijës në këtë proces, refuzim që mund t’ia hapë rrugën edhe ndërhyrjes së Rusisë dhe deklaratat kundër përfshirjes së Rusisë janë veç deklarata shterpë.
Të mbash e kultivosh të vetmet lidhje të jashtme me të majtën në Evropë dhe me Sorosin është jashtë orientimit e brumit politik e kombëtar të LDK-së dhe me dëme për Kosovën.
Të hedhësh dyshime në vërtetësinë e dokumenteve të Kuvendit në stilin e Albinit, pa fakte, është e rrezikshme për autoritetin e Kuvendit si institucioni më i lartë dhe më i rëndësishëm i sovranitetit të popullit.
Populizmi, demagogjia, hipokrizia e marketingu politik për interesa personale me mendësi jo shtetërore e jo institucionale, të shprehura në veçanti nga përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri apo Presidenti tërheqin prapa pasoja të mëdha për shtetin.
Është koha për të punuar të gjithë bashkë për shtetin tonë. Serbia na sheh si shqiptarë, pavarësisht partive politike e ideologjive partiake ndërsa bota na sheh e na vlerëson si Kosovë, me aftësi shtetërore ose mangësi për të ecur përpara.
#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat