“A po ndalet apo e kthejmë në kanun” – kërcënohet këshilltari i kryeministrit Kurti

Aktuale

“A po ndalet apo e kthejmë në kanun” – kërcënohet këshilltari i kryeministrit Kurti

Më: 20 maj 2020 Në ora: 23:24
Albin Kurti

Durim Berisha, këshilltari i kryeministrit në largim, Albin Kurti ka njoftuar se është kërcënuar nga aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka postuar kërcënimin të cilin e ka marr përmes një mesazhi në facebook.

Berisha ka shkruar se kërcënimet ndaj tij kanë ardh nga profile të rrejshme.

Image
Durim Berisha

“Kur e luftoja banden kriminale te PDKse ne Komitetin Olimpik te Kosoves, me kercenojshin me jete duke ju thane miqve te perbashket “a po ndalet apo e kthejme ne kanun”. Tash me profile te rrejshme. As atehere s’jom lodhe per ta dhe s’jom ndal, e as tash s’ma ndine per klubin kriminal qe e ka sjelle Kosoven ne kete gjendje”, ka shkruar Berisha.

Ndër tjera Berisha ka paraljmëruar se lidhur me këtë rast ai do të fillojë procedurat ligjore.

“Pasi fizikisht nuk jam ne Kosove, per procedurat e metutjeshme ne lidhje me lajmerimin e rastit ne Prokurori do ta autorizoj avokatin Durim Osmani”, ka shkruar Berisha.

Ky kërcënim ndaj këshilltarit të Kurti ka ardh pas një deklarate të tij në TV Dukagjini lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha, ka deklaruar se ka pasur ministra të qeverisë së kaluar, të cilët kanë qëndruar nëpër korridore të Gjykatës Kushtetuese, por ka refuzuar të tregojë se për cilin rast bëhet fjalë.

Ai gjithashtu nuk ka dashur të tregojë se për cilët ish-ministra bëhet fjalë.

“Bëhet fjalë për një rast, gjatë shqyrtimit të të cilit nuk kam punuar në gjykatë, por nuk dua të jap më shumë informacione për shkak të keqkuptimit në këto situata”, tha Berisha.

Me tutje Berisha ka shtuar se do të vijë dita dhe do t’i shpalosin të gjithë emrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat