Vazhdojnë akuzat për Hashim Thaçin: Po e copëton dhe shkatërron Kosovën, ja kush e thotë këtë

Aktuale

Vazhdojnë akuzat për Hashim Thaçin: Po e copëton dhe shkatërron Kosovën, ja kush e thotë këtë

Nga: N.Sh Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:04
Hashim Thaçi

Ende vazhdojnë akuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për shkatërrimin dhe copëtimin e Kosovës.

Kësaj radhe, profesor dr. Binak Maxharraj përmes një postimi në Facebook, pohon se Thaçi po e qon vendin në shkatërrim e deri në copëtim të Kosovës.

Këtë Maxharraj e thotë përmes një postimi në Facebook, ku kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të qoj vendin në zgjedhje, sepse mund të shtinë popullin në telashe me një vendim tjetër.

“Gjykata Kushtetuese duhet ta qojë vendin në zgjedhje. Kështu thotë Kushtetuta. Në të kundërtën e shtinë popullin në telashe në këtë kohë pandemie.

Boll më ia rrahet krihet Hashim Thaçit i cili po e qon vendin në shkatërrim e sipër deri edhe të copëtimi i Kosovës për çka do te jeni edhe ju bashkëpjesëmarrës”, pohon Maxharraj, shkruan gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat