Zogiani i VV-së: S’e pranojmë vendimin nëse Kushtetuesja shkruan ndonjë amandament

Aktuale

Zogiani i VV-së: S’e pranojmë vendimin nëse Kushtetuesja shkruan ndonjë amandament

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:37
Avni Zogiani

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Avni Zogiani, në T7 ka folur rreth çështjes së shumë debatuar ditëve të fundit, vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë së re.

Zogiani ka thënë se do të respektojnë vendimin e Kushtetueses vetëm nëse do të jetë interpretim brenda kornizës kushtetuese por jo edhe një të tillë në rast se do të shkruhet ndonjë amendament.

“Do ta respektojmë secilin vendim që është brenda kuadrit të Gjykatës Kushtetuese, jo atë kur merr kompetenca të Parlamentit. Secili interpretim do të pranohet por jo një shkrim i amandamentit. Pranojmë secilin interpretim”, ka thënë Zogiani.

Lidhur me vendimin e mundshëm të Kushtetueses sot kanë reaguar edhe ministrja Albulena Haxhiu dhe burri i saj, Alban Krasniqi, i cili është anëtar i VV’së. Krasniqi ka paralajmëuar trazira masive qytetare nëse Gjykata vendos në favor të Thaçit e LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat