Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan jep paralajmërimin e fundit për Thaçin, Mustafën, Haradinajn e Limajn – përmend edhe gjakderdhjen

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan jep paralajmërimin e fundit për Thaçin, Mustafën, Haradinajn e Limajn – përmend edhe gjakderdhjen

Nga: N. H Më: 23 maj 2020 Në ora: 10:29
Krerët e partive politike, me presidentin e vendit

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një shkrim lidhur me vendimin që pritet brenda pak ditëve të merret nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me mandatarin e qeverisë.

Maralusha në shkrimin e tij bën përgjegjës Thaçin, Mustafën, Haradinajn e Limajn për çdo turbullime apo gjakderdhje në qoftë se ndodhë në vend.

Ai për këtë, përgjegjësi thotë se ka edhe kreu i PDK-së, i cili sipas Maralushës, ka mundur që t’ia mbush mendjen deputetëve të subjektit të tij që mos të votojnë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Me tej ai potencon se, “Në qoftë se Gjykata Kushtetuese e ka marr anën e Thaçit, kjo i ka edhe disa ditë që ta ndryshon mendimin dhe ta votojë poshtë edhe njëherë dëshirën tradhtare të tij”.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Image
Muharrem Maralusha

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, dhe deputetët që votuan për një qeveri që populli e pranojë me vota demokratike, ju bashkërisht me një koordinim të organizuar - do të jeni përgjegjës çdo turbullime apo gjakderdhje në qoftë se ndodhë se vendimi ka me qenë në mbështetje të Thaçit dhe të puçistëve që u përmenden në fillim të këtij postimi.

Kadri Veseli, unë ju gjej dhe juve fajtor që nuk u mundet me ia mbush mendjen deputetëve të PDK-së që të mos votojnë rrëzimin e qeverisë së VV/LDK. Në qoftë se ndodhë një gjë e tmerrshme, asnjeri prej jush nuk do të keni vend në Kosovë.

Unë kam punuar si një analist strategjik për 50th vjet dhe unë asnjëherë nuk kam qenë gabimisht në analizat e mija. Për punën time profesionale, unë jam shpërblye me dhjeta dekorime më të larta që ndonjë organizatë e lartë federale/ushtarake ja dhuron një anëtari profesionalist të saj.

Në qoftë se Gjykata Kushtetuese e ka marr anën e Hashim Thaçit, kjo i ka dhe disa ditë që ta ndryshon mendimin dhe ta votojë poshtë edhe njëherë dëshirën tradhtare të tij dhe të bashkëmendimtarëve të të njëjtit mendim. Kurrë nuk është vonë më e ndalu një tragjedi. Kosova nuk ka njerëz në tepricë me humbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat