A do të lirohen të burgosurit për Festën e Bajramit, flet drejtori i Burgjeve të Kosovës

Aktuale

A do të lirohen të burgosurit për Festën e Bajramit, flet drejtori i Burgjeve të Kosovës

Më: 23 maj 2020 Në ora: 11:30
Ilustrim

1 mijë e 550 persona janë duke e vuajtur dënimin në burgjet e Kosovës. Prej tyre 455 janë të paraburgosur.

E të njëjtit pritet që Festën e Fitër Bajramit ta presin prapa grilave, kjo për shkak të situatës me Covid-19, e që ka bërë që për të burgosurit të ndalohen daljet jashtë ambientit të burgut dhe vizitat e tyre me familjarë.

Drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ka thënë së kërkesat e të burgosurve për lirim nuk do të aprovohen gjatë kësaj periudhe.

“Fatkeqësisht jo, për shkak se me urdhrin operativ i kemi ndaluar të gjitha vizitat dhe në të njëjtën kohë i kemi ndaluar të gjitha vikendet ku të burgosurit shkojnë në shtëpi të tyre, prandaj edhe kësaj radhe nuk do të mundemi që të aprovojmë”, ka thënë Thaçi.

Por për të gjithë të burgosurit, që këtë Festë pritet ta presin me shokët e tyre të qelive, Thaçi ka thënë që do të ketë një racion më specifik se sa zakonisht.

“Do të ketë lehtësime si zakonisht, përveç një pjesë të ushqimit që do ta kenë një racion pak më specifik se sa në ditët e zakonshme, sigurisht që ata në formën e vet do ta festojnë Bajramin afër njëri-tjetrit, me të gjithë ata kolegë apo miq të tyre që janë në Qendrat Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka thënë ai.

Drejtori i burgjeve u ka kërkuar falje të gjithë të burgosurve që këtë Festë pritet ta presin, pa vizita familjare, e pa shfrytëzim të vikendeve.

“Po e shfrytëzoj mundësinë që të gjithë të burgosurve të ju kërkoj ndjesë dhe t`u kërkojë mirëkuptim nga ta që kësaj radhe të bashkëndjenjë, të bashkëpunojnë me ne që kësaj radhe nuk do të mund ta shfrytëzojnë mundësinë e vikendeve për festën e Bajramit”, ka deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat