Thaçi uron Bajramin: Të shmangen vizitat tradicionale tek njëri tjetri

Aktuale

Thaçi uron Bajramin: Të shmangen vizitat tradicionale tek njëri tjetri

Më: 23 maj 2020 Në ora: 19:11
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka uruar festën e Fitër Bajramit besimtarëve myslimanë në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, presidenti ka uruar që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet.

Thaçi po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që t’i shmangin vizitat tradicionale tek njëri tjetri, për shkak se siç është shprehur ai, “pandemia ende nuk ka kaluar”.

Postim i plotë:

Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar.

Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore.

Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate.

Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat