Lumir Abdixhiku ua uron Fitër Bajramin: Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë

Aktuale

Lumir Abdixhiku ua uron Fitër Bajramin: Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 10:33
Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, ka shfrytëzuar rastin të uroj të gjithë për festën e Fitër Bajramit.

Ai këtë e ka bërë perms një statusi në llogarinë e tij në Facebook, duke theksuar në të njejtën kohë edhe krizën nëpër të cilën po kalon vendi shkaku i pandemisë dhe që tani është kohë të jemi afër atyre që kanë nevojë.

“Besimtarë të dashur, me fat Bajrami. Në veçanti ju që agjëruat, Zoti ua pranoftë lutjet e gjithë sakrificën e muajit të shenjtë. Kjo sakrificë këtë vit s’ka qenë fare e lehtë. Larg më të afërmve, larg më të dashurve, larg të zakonshmes. Vetëm me një besim të fortë e të palëkundur, me besim e fortë tuajin, edhe më e pazakontja u bë krejt e zakonshme.

Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë. Ka e do të ketë mjaftë të tillë; veçanarisht tani në këtë krizë. T’u qëndrojmë në krah. Të ndajmë, të kujdesemi, të tolerojmë e të durojmë – të jemi sa më njerëzor. Të japim më të mirën e vetes.

Zoti i bekoftë shtëpitë tuaja e vendin tonë në këtë festë e përtej saj.”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat