Lajmi i mirë: Asnjë i infektuar me koronavirus sot në Kosovë – Arben Vitia ka një thirrje për qytetarët - Bota Sot
Lajmi i mirë: Asnjë i infektuar me koronavirus sot në Kosovë – Arben Vitia ka një thirrje për qytetarët

Aktuale

Lajmi i mirë: Asnjë i infektuar me koronavirus sot në Kosovë – Arben Vitia ka një thirrje për qytetarët

Nga: N. H Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:58
Arben Vitia dhe Albin Kurti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një shkrimi në Facebook, njofton se sot u realizuan 138 testime të qytetarëve tanë, ndërsa, rezultati që morën është 0 raste pozitive.

Vitia thotë se forca e madhe e vullnetit tuaj vajza e djem, burra e gra, mjeke e mjekë, infermiere e infermierë, policë e police, inspektore e inspektorë, e bëri të mundur këtë rezultat.

Ministri me tej bën me dije se distanca fizike, përdorimi i maskave, shmangja e tubimeve, janë të domosdoshme edhe me tej, që sipas tij, ta fitojmë këtë betejë, ndërsa se çdo shkujdesje, shpërqendrim apo relaksim dhe kthim në zakonet si para virusit mund të na kushton, madje edhe rëndë.

Ja shkrimi i tij:

Sot nga IKSHP u realizuan 138 testime të qytetarëve tanë. Rezultati që morëm sot është 0 raste pozitive.
Sot pra me 24 maj është dita e parë pas 13 marsit, kur rezultuan rastet e para me COVID-19, ku nuk rezulton asnjë i infektuar nga testimi.

Forca e madhe e vullnetit tuaj vajza e djem, burra e gra, mjeke e mjekë, infermiere e infermierë, policë e police, inspektore e inspektorë, e bëri të mundur këtë rezultat.

Kordinimi me Kryetarët e Komunave dhe degëve të Institutit e laboratorit, përkushtimi i vullnetarëve dhe vigjilenca e Klinikës infektive në trajtimin e rasteve e vendos Republikën e Kosovës në një situatë shpresëdhënëse përballë virusit.

Si në të gjitha vendet, edhe ne jemi futur në një normalitet të ri me të cilin duhet të mësohemi.

Distanca fizike, përdorimi i maskave, shmangja e tubimeve, janë të domosdoshme që ta fitojmë këtë betejë.
Çdo shkujdesje, shpërqendrim apo relaksim dhe kthim në zakonet si para virusit mund të na kushton, madje edhe rëndë.

Në anën tjetër për këta muaj, përmes fondeve të Qeverisë, ndihmës nga miqtë tanë, disporës e shumë organizatave kemi siguruar dhe po sigurojmë mjete të mjaftueshme dhe të domosdoshme për mbrojtje dhe rritje të kapaciteteve tona.

Vepruam bashkë dhe po fitojmë bashkë.

Të vazhdojmë të kujdesemi bashkë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat